Shkolle Profesionale & Kurset
Qe ne ju ofrojme:
SHKOLLË PËR PARUKERI
Shkolla e parukerisë“AGRONI” ofron mundësi punësimi për nxënësit, që mbarojnë shkollën, në sajë të bashkëpunimit që ka vendosur me Shoqatën e Parukierëve dhe Estetistëve të Fierit, e cila jep kontributin e saj për trajnimin e nxënësve, bazuar në programin e firmosur dhe të miratuar nga të dyja palët, sipas të cilit nxënësit do të kryejnë një numër të caktuar orësh direkt në biznes.
Kjo shkollë është e para shkollë parukerie, në të gjithë zonën e jugut të Shqipërisë.
price
15.000 lek/muaj
Duration
9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR PARUKERI
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Duke filluar nga njohja me mjetet e parukerisë dhe stilimit, llojet e ndryshme te prerjeve, llojet e ndryshme të krehjes dhe zbatimi i tyre në praktikë.
Njohuri si kombinimet e ngjyrave në ngjyrosjen e flokëve, llojet e ndryshme të permanentit dhe ushtrimi i tyre në praktikë.
Në nivelet perfundimtare fitohen njohuri si prerje të ndryshme, stilim nusesh, modele të ndryshme nusesh, make-up i syve fytyrës dhe qafës.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR ESTETIKË
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të kursit fitohen njohuri si trajtimi i fytyrës me maska dhe vaporel , depilimi i fytyrës dhe trupit me të rejat e fundit, manikyri dhe pedikyri me aparatet përkatëse.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR KUZHINIER
Mjediset e kuzhinës janë të kompletuara me pajisjet e nevojshme për kryerjen në kushte reale të prodhimeve të kuzhinës.
Kursi i plotë për kuzhinë kryhet me kohë zgjatje prej 600 orësh, të cilat janë të ndara në 6 nivele, respektivisht niveli fillestar 100 orë, niveli mesatar 100 orë dhe niveli i lartë 100 orë.
price
15.000 lek/muaj
Duration
9 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR PASTICIER
Qendra ka kompletuar kabinetin për zhvillimin e mësimit dhe të praktikës, i cili është i pajisur me të gjitha mjetet që duhen për të fituar aftësitë e nevojshme për të punuar si pastiçier. Pajisjet e instaluara në këtë kabinet janë brumatricja, e nevojshme për përgatitjen e brumërave, soba, makineria e akullores, etj. Programi mësimor është i ndarë në mënyrë që kursantët mësojnë 80% të programit nëpërmjet praktikës dhe pjesa tjetër është teorike. Njohuritë në këtë profesion janë të ndara në dy nivele dhe përfshijnë 190 orë mësimore. Numri maksimal në kurs është 12 persona.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR HIDRAULIK
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të nivelit të parë merren njohuri për hapjen e kanaleve dhe vrimave në instalimet hidraulike, prerja dhe filetimi i tubave të zinkuar, instalimi dhe kontrolli i skemës së furnizimit me tuba të zinkuar, prerja, ngjitja dhe termo-izolimi në instalimet me tuba ekoplast, instalimi dhe kontrolli i skemës së furnizimit me tuba ekoplast.
Në fund të nivelit të dytë fitohen njohuri për instalimin e tubave të shkarkimit në instalimet hidraulike, montimi i lavamanëve dhe lavapjatave, montimi i WC-ve dhe bideve, montimi i vaskave dhe pllakave të dushit, montimi i bojlerit dhe aksesorëve të tualetit.
Në fund të nivelit të tretë fitohen njohuri për instalimin e depozitave të furnizimit me ujë të ndërtesave, instalimin e pompave të furnizimit me ujë të ndërtesave, punimi i tubave të bakrit për instalime hidraulike, instalimi dhe kontrolli i skemës së furnizimit me tuba bakri si dhe organizimi dhe ekonomia në punimet e instalimeve hidraulike.
Niveli i kater:Istalimi i depozitave te furnizimit me uje te ujesjellsit,istalimii pompave te furnizimit me uje te depozitave te qytetit,punime me tubo ve per instalimehidraulike te linjave kryesore te qytetit,instalimi dhe kontrolli i skemes se furnizimit te linjave kryesore te qytetit,organizimi dhe ekonomia ne punimet e instalimeve hidraulike te ujsjellesit te qytetit.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR BANAKIER
Për realizimin e këtij kursi pranë Qendrës është instaluar një banak me ekspres dhe me mjetet e tjera dhe pajisjet e duhura për të mësuar si përdorimin e pajisjeve ashtu edhe përgatitjen e llojeve të ndryshme të produkteve të barit.
Kursi për banakier realizohet me një ngarkesë mësimore dhe praktike prej 130 orësh.
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Hyrje ne profesionin e Banakierit, përgatitja dhe shërbimi i pijeve te nxehta, përgatitja dhe shërbimi i pijeve jo-alkoolike, përgatitja dhe shërbimi i pijeve alkoolike, organizimi dhe ekonomia në veprimtarinë e banakierit.
Në fund kursantët duhet të kalojnë në testin praktik përfundimtar.
price
15.000 lek/muaj
Duration
1 Muaj
KURS PËR PANELE DIELLORE
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Hyrja në instalimet e mirëmbajtjes së paneleve diellore, montimi i bazamentit të panelit diellore, montimi i bojlerit dhe pasqyrave të panelit diellor, lidhja e panelit diellore me rrjetin e jashtëm, mirëmbajtja e panelit diellor, si dhe organizimi dhe ekonomia në instalimet dhe mirëmbajtjen e paneleve diellore.
price
15.000 lek/muaj
Duration
1 Muaj
KURS PËR KAMARIER
Hyrje në profesionin e kamerierit, Parapërgatitja për fillimin e shërbimit të kamerierit, përgatitja e bufesë në restorant, përgatitja e tavolinave të sallës së restorantit, Shërbimi i pijeve në restorant, si dhe shërbimi i asortimenteve ushqimore në restorant
price
15.000 lek/muaj
Duration
1 Muaj
KURS PËR RROBAQEPSI
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Niveli i pare:Hyrje ne profesionin e rrobaqepsit,njohja me mjetet e rrobaqepsit,perdorimidhe mirmbajtja e makinesqepse,njohje e njohurive si duhet te masim ne rrobaqepsi,vizatimi,prerje dhe qepje te fundit,prerje te ndryshme te fundeve.
Niveli i dyte:Vizatimi i bluzes,prerja dhe qepja,prerje te ndryshme te bluzave,qepje te bluzave te ndryshmeqepje te bluzave per femijeqepje te kemishave.
Niveli i trete:Vizatimi i fustanit,berja e kallepeve te ndryshme,prerje dhe qepje fustane te thjeshte,prerje dhe qepje fustane te modeleve te ndryshme,vizatimi i pantallones,berja e kallepit,prerja dhe qepja e pantallones se thjeshte.
Niveli i kater: Prerja dhe qepja e pantallonave te ndryshme,prerje dhe qepje e pantallonave per femije,prerja dhe qepja e xhepave,qepja e astarit te pantallones,hekurosja e pantallonit te kostumit.
Niveli i peste:Prerje te ndryshme per rroba per femije,qepja e rrobave per femije,riparime te ndryshme,berja e kallepeve te ndryshme,vizatimi i xhaketes.
Niveli i gjashte:prerja e xhaketes,qepja e astarit te xhaketes,qepja e xhaketes,ekonomia ne rrobaqepsi.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR QENDISTARI
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të nivelit të parë fitohen njohuri si hyrje në profesionin e qëndistarisë, vizatimi i modeleve në copë, qëndisje me dorë, qëndisje me fiston me dorë e makinë të thjeshtë, qëndisje me mbushje me dorë e me makinë, punimet përfundimtare të qëndisjes me dore dhe me makinë.
Në fund të nivelit të dytë fitohen njohuri si qëndisje me prerje me makinë, qëndisje me aplikacion me makinë, qëndisje me azhur me makinë, si dhe organizimi dhe ekonomia në qëndistari.
price
15.000 lek/muaj
Duration
2 Muaj
KURS PËR SISTEME NGROHJE
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Hyrje në instalimin e sistemeve ngrohëse-ftohëse, montimi i rrjetit te tubacioneve, montimi i shkëmbyesve të nxehtësisë, montimi i kaldajave, montimi i pajisjeve ngrohëse-ftohëse, prova përfundimtare e sistemeve ngrohëse, si dhe organizimi dhe ekonomia ne instalimet e sistemeve ngrohëse-ftohëse.
price
15.000 lek/muaj
Duration
1 Muaj
KURS PËR ELEKTRICIST
Në fund të nivelit të parë merren njohuri mbi hyrjen në instalimet elektrike, materialet dhe elementët e instalimeve elektrike, hapja e kanaleve dhe vrimave , vendosja e tubave, përcjellësve dhe kutive , instalimi i elementëve të skemës elektrike .
Në fund të nivelit të dytë merren njohuri mbi instalimet elektrike të nivelit mesatar në ndërtesa, instalimi i linjës telefonike në banesa, instalimi i linjës së antenës televizive VHF-UHF, instalimi i citofonit me një thirrje.
Në fund të nivelit të tretë merren njohuri mbi instalimet elektrike jashtë murit, instalimi i sistemit të antenës televizive VHF-UHF për shumë dalje, instalimi i citofonit me shumë thirrje, instalimi i tokëzimit të ndërtesave, instalimi i kuadrit kryesor elektrik të ndërtesës, si dhe organizimi dhe ekonomia në punimet e instalimeve elektrike.
Niveli i kater:Instalimet elektrike te paisjeve industriale,instalimi i kuadrit kryesor ne linjat e prodhimit,komandimi i paisjeve me ane te butonave dhe me ane te programatoreve,lidhja e leshuesve elektrik mono faze dhe tre fazore,sistemet e komandimit me rele kohore ,fotoelemente,elektromagnetik,dhe çelsa fundor.
Niveli i peste:pjeset e motorit asinkron,lidhja e motorit asinkron ne trekendesh dhe ne ylle,fuqia aktive p=UI Cosφ(f)31-31,fuqia reaktive P=UI Sinφ,fuqia e pergjithshme P=UI√3=(173).
Niveli i gjashte:Komandimi i motoreve elektrik me nje dhe me dy sensete rrotullimit(f)64-69),trasformatoret,perimi i punes dhe rikostruksioni i tyre,grupet e lidhjes TS,njohuri mbi sigurimin teknik nga rrymaelektrike(f)193÷205,dhenia e ndihmes pare (f)215÷220.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR PAJISJE ELEKTRO-SHTËPIAKE
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të nivelit të parë merren njohuri mbi hyrje në riparimet elektro-shtëpiake, elementët kryesorë të pajisjeve elektrike, riparimet e defekteve të thjeshta si zëvendësimi i kondensatorit, relesë, rezistencës; riparimet e lavatriçeve shtëpiake gjysmë automatike, hekurit të thjeshtë dhe me avull, riparimet e pajisjeve elektrike ventiluese, ngrohëse dhe aspiruese, riparimi i bojlerit dhe sobave të thjeshta, riparimi i frigoriferit shtëpiak me një derë.
price
15.000 lek/muaj
Duration
2 Muaj
KURS PËR SALDATOR
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të nivelit të parë merren njohuri mbi hyrje në saldim, mjetet, materialet e punës dhe instrumentet matëse në saldimin me hark, parapërgatitja për saldim horizontal me hark elektrik, saldimi një mbi një, ballor dhe këndor me hark, si dhe saldimi me hark i pjerrët dhe muror.
Në fund të nivelit të dytë merren njohuri mbi hyrje në saldim me gaz, mjetet dhe materialet e punës dhe instrumentet matëse në saldimin me gaz, parapërgatitja për saldimin me gaz, pikimi dhe tegeli i thjeshtë, saldimi një mbi një, kokë me kokë dhe këndor me gaz, si dhe tegeli horizontal dhe i pjerrët.
Në fund të nivelit të tretë merren njohuri mbi saldimin vertikal, prerja, shpimi dhe mbushja me hark, saldimi vertikal, prerja, shpimi dhe mbushja me gaz, saldimi i sheshtë i bakrit dhe aluminit me hark, saldimi i sheshtë dhe i aluminit me gas.
Niveli i kater:Saldimi tavanor me hark elektrik,saldimi tavanor me gas,saldimi me gas i tubove te bakrit me bronc,pergatitja e trubos per saldimin me hark ne te tre teknikat,saldimi i tubos ne fasaden e pare te saldimitme hark.
Niveli i peste:Pastrimi dhe kontrolli i saldimit te fasades se pare te saldimit me hark,pergatitja e tubit per fasaden e dyte te saldimit me hark elektrik,saldimi i tubos ne fasaden e dyte me hark elektrik,kontrolli dhe pergatitja e tubit per fasaden e trete te saldimit me hark elektrik,kontrolli i bsaldimit nga pamja vizuale dhe me instrumenta mates.
Niveli i gjashte:prerja terthore e saldimit per kontrollit per pore,vleresimi i saaldimit per te tre teknikat e saldimitte tubit,njohja teorike e saldimit me mlg mag njohja e saldimit me aparat tig,organizimidhe ekonomia ne punimet e saldimit.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR KOMPJUTER
Kursi për kompjuter ofrohet në kabinete të kompletuara me kompjutera për secilin kursant. Qendra vazhdimisht rinovon kabinetin me kompjutera të rinj për ofrimin e këtij kursi.
Në këtë kurs ofrohet mësimi i programeve bazë të kompjuterit: Microsoft Word, Excel, Power Point dhe Xpert. Teksti sigurohet nga Qendra kundrejt vlerës 900 lekë. Mësimi zhvillohet nga e hëna deri të premte, paradite dhe mbasdite. Numri minimal për fillimin e kursit është 8 persona deri në 12. Kursi njihet nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe është e licencuar nga QKL.
price
15.000 lek/muaj
Duration
3 Muaj
KURS PËR GJUHE TË HUAJA (ANGLISHT OSE ITALISHT)
Kursi i gjuhës angleze bazohet në programin mësimor të hartuar mbi Metodën “Headway”, për nivelet fillestar, mesatar dhe të avancuar.
Kurset si për gjuhën angleze dhe italiane zhvillohen për një periudhë 4-mujore me ngarkesë prej 3 ditësh në javë.
Kurset njihen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe janë të licencuara nga QKL.
price
15.000 lek/muaj
Duration
4 Muaj
KURS PËR ELEKTROAUT
Ne perfundim te ketij kursi ju jeni te afte te analizoni nje makine per cdo problem elektrik, diagnostikime me kompjuter ckodime kasetofonash si dhe punime te ndryshme elektrike. Kursi zhvillon praktiken ne nje prej serviseve me te njohura te qytetit tone.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite
KURS PËR MEKANIK
Ne kete kurs aftesohesh per mekanik automjetesh dhe fiton aftesite: te perdore atrecaturen, aparatet diagnostikuese, aparatet matese dhe instrumentat mates.Njeh parimin e punes te te gjitha detaleve, nyjeve dhe agregateve te automjetit.Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne sistemet: ushqimit, ftohjes, drejtimit, frenimit, amortizimit, ndezjes. Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne motorat me kater kohe benzine dhe nafte. Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne mekanizmin e fuqise (freksion, kuti te nderrimit manual te shpejtesise, transmesion kardanik, transmesion kryesor, diferencial, semiakse, rrota active). Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne pjeset e elektroautit, bateri,motorino, alternatore (dinamo), sistem ndricimi te brendshem dhe te jashtem, bori dhe celsa fundore.
price
15.000 lek/muaj
Duration
6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite