top of page

KURS PËR ELEKTRICIST

Cmimi

15.000 lek/muaj

Kohezgjatja

6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite

Informacion  

Kursi i elektricistit zhvillohet në kabinetin e Qendrës, e cila është e pajisur me 12 vende pune ku kryhet praktika dhe për secilin kursant përfshihet tavolina personale, si dhe kaseta me veglat personale të punës. Pjesa teorike, e cila demonstrohet edhe me pjesën praktike realizohen në kabinet. Qendra ka lidhur marrëveshje me disa biznese, në të cilat kursantët shkojnë dhe praktikojnë në kushte reale mësimet e mësuara në kurs.
Kursi zhvillohet me tre nivele, që realizohet në 360 orë mësimore, me nga 120 orë për çdo nivel.

Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të nivelit të parë merren njohuri mbi hyrjen në instalimet elektrike, materialet dhe elementët e instalimeve elektrike, hapja e kanaleve dhe vrimave , vendosja e tubave, përcjellësve dhe kutive , instalimi i elementëve të skemës elektrike .

Në fund të nivelit të dytë merren njohuri mbi instalimet elektrike të nivelit mesatar në ndërtesa, instalimi i linjës telefonike në banesa, instalimi i linjës së antenës televizive VHF-UHF, instalimi i citofonit me një thirrje.

Në fund të nivelit të tretë merren njohuri mbi instalimet elektrike jashtë murit, instalimi i sistemit të antenës televizive VHF-UHF për shumë dalje, instalimi i citofonit me shumë thirrje, instalimi i tokëzimit të ndërtesave, instalimi i kuadrit kryesor elektrik të ndërtesës, si dhe organizimi dhe ekonomia në punimet e instalimeve elektrike.
Niveli i kater:Instalimet elektrike te paisjeve industriale,instalimi i kuadrit kryesor ne linjat e prodhimit,komandimi i paisjeve me ane te butonave dhe me ane te programatoreve,lidhja e leshuesve elektrik mono faze dhe tre fazore,sistemet e komandimit me rele kohore ,fotoelemente,elektromagnetik,dhe çelsa fundor.
Niveli i peste:pjeset e motorit asinkron,lidhja e motorit asinkron ne trekendesh dhe ne ylle,fuqia aktive p=UI Cosφ(f)31-31,fuqia reaktive P=UI Sinφ,fuqia e pergjithshme P=UI√3=(173).
Niveli i gjashte:Komandimi i motoreve elektrik me nje dhe me dy sensete rrotullimit(f)64-69),trasformatoret,perimi i punes dhe rikostruksioni i tyre,grupet e lidhjes TS,njohuri mbi sigurimin teknik nga rrymaelektrike(f)193÷205,dhenia e ndihmes pare (f)215÷220.

bottom of page