KURS PËR MEKANIK

Cmimi

15.000 lek/muaj

Kohezgjatja

6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite

Informacion  

Ne kete kurs aftesohesh per mekanik automjetesh dhe fiton aftesite: te perdore atrecaturen, aparatet diagnostikuese, aparatet matese dhe instrumentat mates.Njeh parimin e punes te te gjitha detaleve, nyjeve dhe agregateve te automjetit.Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne sistemet: ushqimit, ftohjes, drejtimit, frenimit, amortizimit, ndezjes. Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne motorat me kater kohe benzine dhe nafte. Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne mekanizmin e fuqise (freksion, kuti te nderrimit manual te shpejtesise, transmesion kardanik, transmesion kryesor, diferencial, semiakse, rrota active). Fiton aftesine per sherbime dhe riparime ne pjeset e elektroautit, bateri,motorino, alternatore (dinamo), sistem ndricimi te brendshem dhe te jashtem, bori dhe celsa fundore.