top of page

KURS PËR HIDRAULIK

Cmimi

15.000 lek/muaj

Kohezgjatja

6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite

Informacion  

Kursi për hidraulik zhvillohet në mjediset e Qendrës. Kabineti i mësimit dhe i praktikës është i pajisur me mjetet e nevojshme dhe pajisjet që cilat janë të veçanta për secilin kursant ose grup kursantësh. Në këtë kurs jepen njohuri si bërja e filetove dhe ngjitja e tubave plastike dhe tubave te bakrit. Kursanti praktikon realisht skemat hidraulike, si dhe me proceset e montimit të pajisjeve të banjës, të cilat montohen realisht në maketin real, që është instaluar brenda në kabinet. Përveç praktikës mësimore të organizuar në mjediset e Qendrës, kursantët dërgohen në biznese ku aplikojnë direkt aftësitë e fituara gjatë mësimit në kabinet.Programi realizohet në 3 nivele të cilat përfshijnë në total 370 orë mësimi.
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:

Në fund të nivelit të parë merren njohuri për hapjen e kanaleve dhe vrimave në instalimet hidraulike, prerja dhe filetimi i tubave të zinkuar, instalimi dhe kontrolli i skemës së furnizimit me tuba të zinkuar, prerja, ngjitja dhe termo-izolimi në instalimet me tuba ekoplast, instalimi dhe kontrolli i skemës së furnizimit me tuba ekoplast.
Në fund të nivelit të dytë fitohen njohuri për instalimin e tubave të shkarkimit në instalimet hidraulike, montimi i lavamanëve dhe lavapjatave, montimi i WC-ve dhe bideve, montimi i vaskave dhe pllakave të dushit, montimi i bojlerit dhe aksesorëve të tualetit.
Në fund të nivelit të tretë fitohen njohuri për instalimin e depozitave të furnizimit me ujë të ndërtesave, instalimin e pompave të furnizimit me ujë të ndërtesave, punimi i tubave të bakrit për instalime hidraulike, instalimi dhe kontrolli i skemës së furnizimit me tuba bakri si dhe organizimi dhe ekonomia në punimet e instalimeve hidraulike.
Niveli i kater:Istalimi i depozitave te furnizimit me uje te ujesjellsit,istalimii pompave te furnizimit me uje te depozitave te qytetit,punime me tubo ve per instalimehidraulike te linjave kryesore te qytetit,instalimi dhe kontrolli i skemes se furnizimit te linjave kryesore te qytetit,organizimi dhe ekonomia ne punimet e instalimeve hidraulike te ujsjellesit te qytetit.

bottom of page