top of page

SHKOLLË PËR PARUKERI

Cmimi

15.000 lek/muaj

Kohezgjatja

9 Muaj ose Shkolle 2 Vite

Informacion  

Në shtator të vitit 2010, Qendra hapi shkollën e parukerisë, e cila erdhi si rezultat i mbështetjes, bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe kërkesave, nga njëra anë e Fondacionit zviceran dhe nga ana tjetër e vetë biznesin në rrethin e Fierit.
Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional po monitoron të gjithë ciklin e parë mësimor të shkollës, që prej fillimit të saj deri në përfundim.

Shkolla ofron mundësinë që të përgatitë nxënësit me të rejat e fundit ,që aplikohen në fushën e parukerisë dhe estetikës. Mësimi zhvillohet nga mësues të trajnuar nga ekspertë zviceranë. Të gjitha proceset e punës mësohen, demonstrohen dhe praktikohen realisht si në shkollë ashtu edhe pranë biznesit.

Shkolla u dhuron nxënësve nga një komplet me mjetet e parukierit, të cilat arrijnë vlerën e 40 mijë lekëve. Kushtet e ofruara për mësim janë shume komode. Klasat janë moderne të pajisura me të gjitha mjetet që nevojiten për të kryer mësimin me parametrat e kërkuar.

Shkolla e parukerisë“AGRONI” ofron mundësi punësimi për nxënësit, që mbarojnë shkollën, në sajë të bashkëpunimit që ka vendosur me Shoqatën e Parukierëve dhe Estetistëve të Fierit, e cila jep kontributin e saj për trajnimin e nxënësve, bazuar në programin e firmosur dhe të miratuar nga të dyja palët, sipas të cilit nxënësit do të kryejnë një numër të caktuar orësh direkt në biznes.
Kjo shkollë është e para shkollë parukerie, në të gjithë zonën e jugut të Shqipërisë.

bottom of page