top of page

Historiku i Qendres Profesionale 

"Agroni"

About: Headliner

Qendra e trainimit “Agroni” është krijuar në vitin 2004. Që nga koha e krijimit qendra ka

zhvilluar me dhjetra kurse kualifikimi profesionale duke nxjerrë disa breza personash të

kualifikuar që sot kanë bizneset e tyre ose janë punësuar nëpër kompani të ndryshme private. Qendra ka rekrutuar stafin më të mirë për të ofruar mësimin teorik dhe praktik. Ata janë pjesë e kontigjentit të mësuesve të shkollave profesionale të cilat tashmë janë reduktuar dhe pjesë e mjeshtrave dhe zanatçinjve të vjetër.

Përveç stafit të mësuesve qendra ka edhe një staf mbështetës i cili merret me anën administrative. I gjithë stafi drejtohet nga sipërmarrësi Z. Agron Dule i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në menaxhimin e biznesit dhe vazhdon të rrisë anën e tij të njohurive,si dhe trajnime te ndryshme te bera nga istitucione shqipetare dhe te huaja.

Qendra e Trajnimit Profesional “Agroni” ka kontakte:

  • Me të gjitha kompanitë e ndërtimit si dhe bisneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Fier dhe më gjerë

  • Me Drejtorinë e Punësimit Rajonal Fier

  • Me Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Brabarta

  • Me komunat dhe bashkitë e qarkut Fier

  • Me donatorë dhe aktorë që punojnë në fushën e trajnimit profesional

  • Ndershmëria dhe përkushtimi janë karakteristika kryesore që shoqërojnë çdo aktivitet qekryhet në Qendrën “Agroni”. Çdo kursant trajtohet duke u konsideruar si një person që pas mbarimit të kursit do të punojë duke ofruar cilësi dhe garanci për punën dhe paratë që klientët paguajnë. Këto vlera iu mësohen kursantëve nga vetë mësuesit dhe imponohet nga struktura e funksionimit dhe organizimit të qendrës. Çertifikata / Diploma që ofrohet nga Qendra “Agroni” është një dëshmi për orët teorike dhe praktikat konkrete që çdo praktikant ka kryer në qendër.sistemi mesimor eshte sistemi dual ne te cilen kursanti kryen praktik teori ne qender si dhe ne bisneset partnere te qendres.

Deri tani Qendra e Trainimit ”Agroni” e ka zhvilluar aktivitetin e saj në përputhje me kërkesat e tregut.Qendra gjate kesaj kohe ka qene bashkpuntore ne disa projekte si me Swisscontact ku ka qene partner prej 10 vjetesh nga viti 2004 deri ne vitin 2013 me perfundimin e programit Albvet dhe ku jane financuar dhe kabinetet e qendres si dhe kurikulat dhe programet mesimore. Qendra ka bashkpunuar dhe me UNDP per trajnimimin ne kurset e qendres te komunitetit rome dhe egjyptian I cili eshte dhe nje shembull suksesi ne punesimin e tyre po ashtu dhe nje bashkpunim shume I rendesishem me kompanine Bakers Petroleum Albania Ltd ne trajnimin e banoreve te

zonave nafte mbajtese Patos Marinez . Qendra ka bashkpunuar me Terre des homes ne projektin e Permiresimi i Kushteve te Jeteses dhe Ri-Integrimi I Femijeve Migrant ne Shqiperi, .Per te gjitha projektet qendra ka mare dhe referenca vleresimi .Po ashtu qendra ka qene active dhe ne projektet e bashkise per trajnimin e komunitetit rome dhe tani eshte ka nje bashkpunime me shoqaten e Amaro Drome per te trajnuar te rinje nga komuniteti Rome,Aktualisht Qendra po punon me projektin Keshillimin drejt Punesimit-C4E e financuar nga GIZ dhe e implementuar nga Swisscontact Për të gjitha fushat e trainimit janë bërë investime për laboratorët përkatës, stafin si dhe kurikulat në përputhje me kërkesat dhe afatet e kurseve të trainimit.Gjate kesaj kohe ne qender jane trajnuar 2200 kursante ne profesiona te ndryshme dhe 60%e ketyre kursanteve kane hapur bisneset e tyre dhe jane punesuar ne kompani te ndryshme private dhe shteterore.

About: About
FB931399-4C86-44B6-B013-31ED8B6FEA64.JPE
About: Welcome
bottom of page