KURS PËR PANELE DIELLORE

Cmimi

15.000 lek/muaj

Kohezgjatja

1 Muaj

Informacion  

Kursi për panele diellore është më i veçantë në mënyrën e dhënies së programit mësimor. Në kabinetin ku zhvillohet kursi është i instaluar një panel diellor, ku mësuesi shpjegon të gjitha detajet, që nga mënyra e zbërthimit, të gjitha pjesët përbërëse, si dhe mënyrën e funksionimit. Ndërsa një panel tjetër diellor është i instaluar në tarracën e Qendrës. Këtu kursantët praktikojnë realisht montimin e tij, derisa sigurojnë që uji i ngrohtë të vijë nëpër klasa. Numri maksimal i kursantëve është 12 persona. Ky kurs përmban 80 orë mësimore.
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Hyrja në instalimet e mirëmbajtjes së paneleve diellore, montimi i bazamentit të panelit diellore, montimi i bojlerit dhe pasqyrave të panelit diellor, lidhja e panelit diellore me rrjetin e jashtëm, mirëmbajtja e panelit diellor, si dhe organizimi dhe ekonomia në instalimet dhe mirëmbajtjen e paneleve diellore.