top of page

KURS PËR PAJISJE ELEKTRO-SHTËPIAKE

Cmimi

15.000 lek/muaj

Kohezgjatja

2 Muaj

Informacion  

Në kursin për pajisjet elektro-shtëpiake kursanti njihet me të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake, që përdoren gjerësisht nëpër banesa. Programi mësimor ka për qëllim të njohë kursantët me funksionimin e tyre, si dhe me skemat elektrike, që kanë këto pajisje, si dhe me të gjitha defektet e mundshme që mund të ndodhin gjatë funksionimit të tyre. Një pjesë kryesore e këtyre pajisjeve ndodhet në kabinetin e Qendrës.
Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të nivelit të parë merren njohuri mbi hyrje në riparimet elektro-shtëpiake, elementët kryesorë të pajisjeve elektrike, riparimet e defekteve të thjeshta si zëvendësimi i kondensatorit, relesë, rezistencës; riparimet e lavatriçeve shtëpiake gjysmë automatike, hekurit të thjeshtë dhe me avull, riparimet e pajisjeve elektrike ventiluese, ngrohëse dhe aspiruese, riparimi i bojlerit dhe sobave të thjeshta, riparimi i frigoriferit shtëpiak me një derë.

bottom of page