top of page

KURS PËR SALDATOR

Cmimi

15.000 lek/muaj

Kohezgjatja

6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite

Informacion  

Kursi i saldatorit kryhet në një kabinet, ku për secilin kursant është i garantuar vendi i tij i punës , që përfshin tavolinën e saldimit, saldatriçen dhe një kanel, si dhe janë siguruar të gjitha pajisjet vetjake. Gjithashtu gjatë kryerjes së mësimit dhe praktikave mësimore, çdo kursant është i pajisur me uniformën e vet. Programi mësimor është i ndarë në 80% të mësimit e zë praktikë dhe 20% teoria.
Edhe kursi për saldator është i kombinuar me kryerjen e praktikave pranë bizneseve ku temat mësimore teorike dhe praktike praktikohen në kushtet reale të punës.
Kursi zhvillohet me 6 nivele që përfshijnë 600 orë mësimore.

Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:
Në fund të nivelit të parë merren njohuri mbi hyrje në saldim, mjetet, materialet e punës dhe instrumentet matëse në saldimin me hark, parapërgatitja për saldim horizontal me hark elektrik, saldimi një mbi një, ballor dhe këndor me hark, si dhe saldimi me hark i pjerrët dhe muror.
Në fund të nivelit të dytë merren njohuri mbi hyrje në saldim me gaz, mjetet dhe materialet e punës dhe instrumentet matëse në saldimin me gaz, parapërgatitja për saldimin me gaz, pikimi dhe tegeli i thjeshtë, saldimi një mbi një, kokë me kokë dhe këndor me gaz, si dhe tegeli horizontal dhe i pjerrët.
Në fund të nivelit të tretë merren njohuri mbi saldimin vertikal, prerja, shpimi dhe mbushja me hark, saldimi vertikal, prerja, shpimi dhe mbushja me gaz, saldimi i sheshtë i bakrit dhe aluminit me hark, saldimi i sheshtë dhe i aluminit me gas.
Niveli i kater:Saldimi tavanor me hark elektrik,saldimi tavanor me gas,saldimi me gas i tubove te bakrit me bronc,pergatitja e trubos per saldimin me hark ne te tre teknikat,saldimi i tubos ne fasaden e pare te saldimitme hark.
Niveli i peste:Pastrimi dhe kontrolli i saldimit te fasades se pare te saldimit me hark,pergatitja e tubit per fasaden e dyte te saldimit me hark elektrik,saldimi i tubos ne fasaden e dyte me hark elektrik,kontrolli dhe pergatitja e tubit per fasaden e trete te saldimit me hark elektrik,kontrolli i bsaldimit nga pamja vizuale dhe me instrumenta mates.
Niveli i gjashte:prerja terthore e saldimit per kontrollit per pore,vleresimi i saaldimit per te tre teknikat e saldimitte tubit,njohja teorike e saldimit me mlg mag njohja e saldimit me aparat tig,organizimidhe ekonomia ne punimet e saldimit.

bottom of page