top of page

KURS PËR PARUKERI

price

15.000 lek/muaj

Duration

6 Muaj, 9 Muaj ose Shkolle 2 Vite

information

Kursi i parukerisë zhvillohet në kabinete të veçanta për zhvillimin e pjesës teorike. Kursanteve ju demonstrohen të gjitha teknikat në mënyrë teorike duke u shpjeguar çdo element i procesit të punës dhe në të njëjtën kohë ato demonstrohen me video projektor. Ndërsa kabineti tjetër i praktikës është i kompletuar me 12 vende pune, ku secila prej kursanteve ka kukullën e vet të punës. Në këtë mjedis mësohet që nga krehja e flokëve, llojet e ndryshme të prerjeve deri tek stilimi sipas metoda bashkëkohore dhe të përparuara.

Kursi është i ndarë në gjashte nivele me kohëzgjatje 600 orë.

Në përfundim të këtij kursi, kursanti përfiton këto njohuri dhe aftësi:

Duke filluar nga njohja me mjetet e parukerisë dhe stilimit, llojet e ndryshme te prerjeve, llojet e ndryshme të krehjes dhe zbatimi i tyre në praktikë.
Njohuri si kombinimet e ngjyrave në ngjyrosjen e flokëve, llojet e ndryshme të permanentit dhe ushtrimi i tyre në praktikë.
Në nivelet perfundimtare fitohen njohuri si prerje të ndryshme, stilim nusesh, modele të ndryshme nusesh, make-up i syve fytyrës dhe qafës.

bottom of page